Loading...

Kush ishte Brahim Naman Toqani ! (Përgatiti.Sh.Toqani)

BRAHIM NAMAN TOQANI(1910-1944)
(Në 74 vjetorin e vrasjes se gjyshit tim, në fshatin Deve të Gjakovës, nga sllavo-komunistët,si pjestar i formacionit SS “Skenderbeg”, formacion ky që u përpoq dhe luftoi për Shqipëri Etnike.Dhe në vigjilje të 75 vjetorit të Lidhjës së Dytë të Prizrenit,16.09.1943 .)I

Regjimenti 21 i këmbësorisë malore shqiptare SS ”Skanderbeg”.
Në 8 shtator te vitit 1943,Italia kapitulloi.Gjermania u detyrua të pushtonte Shqipërinë.Gjermanët dërguan nga Greqia divizionin 100 Jaeger dhe divizionin 297 te këmbësorisë nga Serbia si dhe divisionin e I-re Gjerman alpin.Keto trupa u organizuan nen -XXI trupat alpine- E cila ishte nen komanden e Gjeneralit Paul Bader.
Forca te tjera duheshin perseri dhe si rrjedhoje u mor vendimi per te krijuar nje division SS(schutzstaffeln),divizion malor.

Në prill të 1944,filluan rekrutimet për në SS-në shqiptare te drejtuara nga Partia Naziste e Shqiperisë. Duke vepruar sipas urdherave te Reichsfuehrer SS Henrich Himmler,filloi ndertimi i nje divizioni SS alpin me vullnetare Shqipetar me date 17 prill 1944. Ne krye te kesaj detyre u vu Josef Fitzhum.Komanda e larte e SS-ve planifikonte te krijonte nje divizion alpin me 10.000 ushtar.SS-ja dhe komanda e larte e shqiperise kishte rregjistruar 11.398 vullnetar te cilet deshironin te benin pjese ne kete divizion.Shumica e ketyre vullnetareve ishin nga Kosova nga veriu i shqiperise dhe nga maqedonia.

Gjermanet sponzorizuan Xhandarmerin Shqiptare,policinë speciale dhe trupat para-luftarake.Te gjithe keta ishin nen kontrollin e drejtperdrejte te ministrit te brendshem Shqiptar Xhafer Deva.
Divizioni i Skenderbeut u formua dhe u stervit ne Kosove.Nga 11.398 vullnetar qe deshironin te hynin ne divizion, 9.275 plotesonin kushtet per te hyre ne Waffen SS dhe filluan stervitjen.Si perfundim 6.491 Shqipetar vullnetare te zgjedhur u bene pjese e Divizionit te Skenderbeut.Ketyre trupave Shqiptare ,ju bashkangjiten trupa Gjermane nga Gjermani dhe nga Austria,te cilat kishin sherbyer me pare ne divizionin e 7 alpin “Prinz Eugen”i cili ishte vendosur ne Bosnje.

Divizioni 21 Alpin i Waffen SS “Skenderbeu” kishte gjithsej 9000-9500 trupa.
Emri origjinal i divizionit:21 Waffen Gebirds Division der SS. “Skanderbeg”(Albanische Nr.1).Zyra qendrore e SS-se vizatoi nje simbol te veçante per divizionin,qe ishte simboli i Shqiperise shqiponja me dy koka,dhe fjala “Skanderbeg” e shkruar me te bardhe ishte siper Shqiponjes.Ky simbol mbahej ne krahun e majte.Kurse ne jakat e xhaketave vendosej nje helmete qe permbante perkrenaren e Skenderbeut.Dhe ne koke ne pergjithsi Shqiptaret mbanin qeleshen e bardhe tradicionale shqiptare dhe refuzuan te mbanin beretat qe sollen Gjermanet dhe qe kishin simbolet naziste te Totenkopf(Koka e vdekjes) dhe shqiponjen e bardhe siper svastikes.Shumica e Shqiptarëve ne divizion ishin Mysliman nga sekti Bektashi dhe Suni.Por gjithashtu divizioni kishte edhe qindra Shqipetar te fese katolike.
Divizioni SS Skenderbeg luftoi kundra sërbeve-forcave partizano-çetnike te cilet kishin pushtuar Kosoven deri atehere kur Gjermania kapitulloi.Pas shkrirjes se divizionit SS-shumë Shqipetar ju bashkuan divizionin te 32-te Panzergrenadier…..! (përgatiti.Sh.Toqani)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com