Loading...

Kush është badigardi i plagosur dhe si i shpëtoi 3 atentateve

Badigardi i plagosur në Sarandë, është 30-vjeçari Arlin Lulushi, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se Lulushi i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera në të kaluarën. Ai u qëllua në dhjetor të vitit 2016 por fatmirësisht shpëtoi pa asnjë lëndim.

Më 9 shkurt 2017 Lulushit iu bë sërish atentat me armë zjarri. Ai ndodhej në vendin e punës kur u qëllua në drejtim të tij me automatik, e për pasojë mbeti i plagosur në këmbë.

I riu për t’i shpëtuar vrasjes është larguar me vrap në rrugën kryesore, ndonëse i plagosur, duke rënë më pas pa ndenja. Ka qenë pikërisht një mjet i rastit që e ka çuar me urgjencë në spital.

Atë kohë policia nisi hetimet për atentatin në disa pista, që nga hakmarrja e mundshme dhe tek një konflikti i mëparshëm që ka pasur i riu me disa persona që i bënë edhe atentatin para pak muajsh, raporton “BalkanWeb”.
Kjo pasi emri i Arlind Lulushit lidhet dhe me një ngjarje të rëndë të vitit 2015 në Vlorë, ku dy të rinj, një djalë dhe një vajzë mbetën të vrarë pas të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 janar të vitit 2015.

21-vjeçarja Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Velaj, 28 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri nga Ervis Lulushi, pasi ky i fundit i kishte kërkuar vajzës që të rilidheshin bashkë. Në atë kohë, Policia shoqëroi Arlind Lulushin i cili u akuzua si bashkëpunëtor i kushëririt të tij Ervis Lulushi. Por, Lulushi u lirua për mungesë provash.

Aktualisht Lulushi është jashte rrezikut për jetën në spitalin e traumës në Tiranë ku u transportua për një mjekim më të specializuar. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se 30-vjeçari është plagosur me dy plumba, një në këmbën e djathtë te gjuri dhe plumbin tjetër te kofsha e majtë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com