Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashper per zhvillimet me te fundit ne vend, duke leshuar akuza te forta per kriminalizimin qe i eshte bere cdo fijeje te jetes, qe nga parlamenti, pushteti, shteti deri te ekonomia dhe siguria.
“Vërtet, paskemi qënë të dënuar të shohim atë që nuk na e merrte mendja ! Paskan qenë, çfarë nuk paskan qenë ?!”- shkruan Nishani ne nje postim ne faqen e tij ne Facebook.
Postimi i Nishanit
Kanë kriminalizuar çdo fije të jetës sonë.Kriminalizuar Parlamentin. Kriminalizuar Pushtetin. Kriminalizuar Shtetin. Kriminalizuar ligjin, rendin, sigurinë. Kriminalizuar ekonominë. Kriminalizuar lagjet, qytetet, vendin cep më cep.
Banditizëm pa fre, kufi e që nuk ka ndërmend të ndalet. Vërtet, paskemi qënë të dënuar të shohim atë që nuk na e merrte mendja ! Paskan qenë, çfarë nuk paskan qenë ?!!! Kupa është derdhur !