Loading...

“Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”, mijëra shkodranë marshim kundër krimit

Me parullën “Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”, mijëra qytetarë kanë marshuar paqësisht në Shkodër kundër krimit.

Qytetarët shkodranë, së bashku me drejtuesit lokale të bashkisë kanë nisur rreth orës 19.00 në një marrshim-protestë kundër krimit, pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur qytetin.

Ndryshe nga çdo protestë tjetër, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, Hoxha i xhamisë së Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse të cilën mbështetën protestën e shkodranëve kundër krimit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com