Policia ka zbardhur të tjera detaje pas incidentit ndaj ish ministrit të Shëndetesisë, Ilir Beqaj në Tiranë. Policia bënë me dije se personi që qëlloi makinën e ish ministrit dhe e fyeu është një i sëmurë mendor dhe pas ngjarjes është dërguar në spitalin psikiarik për trajtim.
Incidenti ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:00 ku një burrë rreth të 40-ave ka qëlluar me gurë dhe vazo dy makinat luksoze, një Volksëagen Touareg të ish ministrit dhe një Mercedes me targa diplomatik.
Burri i është drejtuar ish ministrit Beqaj me fjalët “kriminel” dhe “hajdut”.
Ky person ka rrëmbyer një vazo ndanë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.