Loading...

“Koko fest” -Teatri i Vlorës me komedinë “Në dorë të fatit”

“Në dorë të Fatit” titullohet komedia e vënë në skenë nga teatri “Petro Marko” i qytetit të Vlorës, që do të shfaqet nesër në kuadër të edicionit të V-të të Festivalit Kombëtar të Komedisë “KoKoFest”, që zhvillohet në Korçë prej 1 – 8 shtator.
Vepra e Ledian Gjecit me regji të Arben Kumbaros risjell në vëmendje problematiken e lojërave të fatit dhe varësinë e individit ndaj tyre.

Bashkia e Vlorës bën të ditur “se si edhe në tre edicionet e tjera, trupa e teatrit tonë është prezantuar me dinjitet, duke marrë vlerësime pozitive si nga publiku korçar, ashtu dhe kritika profesioniste”.

Regjisori i pjesës, Arben Kumabro, është shprehur se “kjo komedi është një lloj metafore e shoqërive në tranzicion, ku njerëzit mendojnë të përmbysin fatin e tyre brenda ditës”.
Sipas tij, kjo është thjesht një paradoks.

“Është reflektimi i ngjarjeve, ku njerëzit mendojnë se jeta e tyre do të ndryshojë në mënyrë radikale dhe ndaj ndjekin rrugët e shkurtra për të fituar në jetë dhe është një lloj reflektimi ndaj marrëzisë kolektive që ka pasur edhe Shqipëria gjithë këto vite”, ka thënë Kumbaro.

Përmes satirës aktorët mbajnë për 90 minuta spektatorin në gjendje humori dhe pasigurie brenda një kazinoje ku luhet fati dhe tragjedia e një njeriu./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com