Loading...

Kishin dijeni, maskat i dalin në rrugë furgonit në Vlorë e largohen me shumën e parave

Një furgon mallrash është grabitur nga 3 persona të armatosur mëngjesin e ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit, ku mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar.

Mësohet se autorët kanë marrë një çantë me para dhe janë larguar. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Furgoni i grabitur bënte linjën Shqipëri-Itali, ndërsa dyshohet se personat e maskuar me armë ishin njoftuar paraprakisht për orarin se kur do të mbërrinte mjeti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com