Loading...

Kësaj i thonë ç’i thonë! Ndodh në Lezhë, e futi kushëririn në lokal por ai i bën gjëmën

Një ngjarje e pazakontë dhe e turpshme.
Policia e Lezhës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi kishte vjedhur një shumë të madhe parash tek kasaforta e lokalit të kushëririt të tij.

Më datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
– Mariglen Lari, 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare prej

– 7.265 Euro
– 120 Paund
– 45.300 Lekë ( të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com