Loading...

Kërkoi lirinë për të vazhduar shkollën,jepet ky vendimin për Klevi Likën

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën për lirim të Klevi Likës, një nga katër të arrestuarit për 3.4 mln eurot e sekuestruar në automjetet “Toyota Yaris” në portin e Durrësit më 23 qershor 2018.

Klevi Lika kishte kërkuar lirinë nga trupi gjykues me arsyetimin se dëshiron të vazhdojë shkollën, pasi pritet të nisë vitin e tretë të gjimnazit. Kërkesa për ndryshimin e masës ishte bërë nga avokati i tij Saimir Visha.

Por Prokuroria kundërshton lirimin pasi po pret përgjigje nga Belgjika, Anglia dhe Italia për origjinën e parave. Klevis Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com