Loading...

Kapja e dy amerikanëve, ja çfarë u gjet në laboratorin e drogës nga policia…

Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, SHBA dhe Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, SHBA (me origjinë shqiptare) janë dy personat e arrestuar nga policia sot në Morinë në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria pas urdhër arresteve të lëshuara ndaj tyre. Dy të rinjtë akuzohen se kishin krijuar në Tiranë një bazë për prodhimin e drograve sintetike.

Aksioni “Sintetiku” 

Drejtori i Departamentit te Policise Kriminale ne Policine e Shtetit, Drejtues i Larte Eduart Merkaj,  dha detaje lidhur me aksionin gjatë një konference për mediat:

Finalizohet operacioni antidrogë ndërkombëtar i koduar “Sintetiku” në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese amerikane. Operacioni nga Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane. Arrestohen 2 shtetas amerikanë, të cilët strehoheshin në Shqipëri.

Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departameti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane pas një pune të mirë organizuar finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sintetiku”, ku u arrestuan 2 shtetas amerikane:

– Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA; – Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA.

Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark ëeb’.

Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.

Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Operacion dëshmon seriozitetin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar, gadishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe rikonfirmoi edhe njëherë besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe agjencive ligj zbatuese amerikane.

Hetim edhe në Shqipëri

Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi paralajmëroi nisjen e një hetimi ndaj dy të arrestuarve edhe për veprat kriminale në territorin shqiptar.“Detaje të tjera s’mund të jap për momentin, por Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë mund të hapim një hetim edhe në Shqipëri për këtë shtetas, për veprimtarinë kriminale në territorin e Shqipërisë, jo vetëm në funksion të veprimeve të kryera në funksion të ekzekutimit të letër-porosisë, por edhe të aktivitetit kriminal në Shqipëri”, tha në konferencën për mediat.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com