Nga Lirim Nezha:
NE DITEN E TE SHENJTES TEREZE…!
Ishim thuajse 40 vete ne klase .
Dikush beri zhurme dhe mesuesi,i rrepte sic ishin atehere te gjithe mesuesit, e nxorri njerin prej tyre para klases,i ra me shpulle dhe e nxorri jashte duke qare.
I kerkoi te kthehej me prindin.
Dicka me vone,drejt shkolles po vinte nje nene me femijen e vet per dore.Ishte shoku yne i klases.Ne syte e asaj nene kishte lote gjysem te thare,por jo zemerim.Kishte me shume trishtim dhe dhimbje se sa zemerim.Hyri bashke me te birin ne klase dhe ju drejtua mesuesit:
-Ka bere faj im bir?Mire,mire,por mos ma qelloni se e kam nisur pa ngrene kete mengjes.Nuk kisha c’t’i jepja…
Dhe doli pa thene me asnje fjale.
Doli dhe la pas peshen e rende te fjaleve qe dhembnin.La pas mesuesin qe si i zene ne faj nuk e vazhdoi me dot oren e mesimit,dhe ne,bashkemoshataret e atij femije qe edhe pse te vegjel e ndjeme edhe ne peshen e fjaleve…
Sec m’u kujtua sot ky episod ne kete dite te shenjte…