Loading...

“Jam sëmurë”, çfarë ndodhi në seancën ndaj Emiljano Shullazit

Dështon pa nisur seanca e pretencës për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët. Arsyeja ka qenë kërkesa e Blerim Shullazit. Ai ka deklaruar se është sëmurë dhe ka kërkuar shtyrje të seancës.

Në seancë mungonin të gjithë të pandehurit si dhe një nga avokatët. Blerim Shullazi ka kërkuar që ta përfaqësojë avokati Aldo Tabaku por vetë Tabaku kërkoi shtyrje të pretencës për probleme personale.

Avokatët e kanë justifikuar kërkesën për shtyrje të kolegut të tyre Aldo Tabakut si humane. Nga ana tjetër Prokuroria e ka quajtur shtyrjen të qëllimshme. Seanca e radhës është vendosur më 2 tetor.

Seanca ishte parashikuar të niste në orën 9:00 ndërsa shteti do përfaqësohej nga një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, në krye të të cilëve është vetë drejtuesja Donika Prela. Po kështu edhe zëvendësi i saj Gentian Osmani si dhe Besnik Muçi e Anton Martini.

Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com