Një shqiptar në Itali është dënuar nga gjykata me 5 vite burgim, pasi një vit më parë u arratis nga spitali SS.Annunziata i Chieti-t, por u arrestua disa muaj më pas. Davide De Gaetano i njohur edhe me emrin Mariglen Cybi u tha policëve se duhet të shkonte në banjë, por eshte arratisur.
Ai arriti heqë prangat, sulmoi fizikisht efektivët dhe u arratis, veshur vetëm me të brendshme dhe zbathur. Policia organizoi një kërkim masiv, midis Chieti dhe Pescara-s, për gjetjen e tij. Në operacion u përfshi edhe një helikopter dhe qentë e policisë.
Ai ishte arrestuar nga Policia italiane për grabitje e rezistence të dhunshme ndaj forcave të rendit. Mariglen Cybi u arrestua pas një ndjekje prej disa orësh nga Policia italiane ku së bashku me 2 bashkëpunëtorë kishte tentuar të grabiste një makinë. 24-vjeçari shqiptar u arrestua pasi u përplas me bordurën e rrugës me makinën e tipit “Audi A6” me të cilën udhëtonte dhe që rezultoi e vjedhur në qytetin Porto d’Ascoli. Pas përplasjes, tentoi t‘i shpëtoj forcave të rendit duke shtënë disa herë me armë zjarri. Policia italiane mundi të vë nën pranga të riun që për shkak të plagëve të marra gjatë përplasjes u shtrua për kurim në repartin e ortopedisë.