Loading...

Ish presidenti e quajti sharlatan, Panuçi: Ju tregoj arsyet pse e hodha në gjyq Bujar Nishanin

Trajneri Kristian Panuci ka folur edhe për padinë që i bëri ish presidentit Bujar Nishani, teksa ky i fundit e quajti sharlatan për shkak të humbjes me Kosovën. Panuci u shpreh se njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë.

Pse e keni hedhur në gjyq presidentin Nishani, a keni folur me Dukën?

Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa i përket deklaratave. Këto janë punët e mija, nëse jam konsultuar apo jo me presidentit.

Je i qartë për formacionin, apo ende ka dilema?

Skuadra ndihet mirë, kemi punuar mirë. Jemi të gatshëm për të përballuar një ndeshje, ditën e nesërme.

Keni deklaruar që do të luajnë lojtarët me më shumë minuta. Keni thirrur edhe lojtarë që nuk kanë minuta. Janë zgjedhje teknike? Pse nuk janë Kaçe dhe Ramadani?

Natyrisht që për shkak të emergjencës, kam thirrur edhe lojtarë me pak minuta. Për sa i përket, Bashës, Lilës dhe Ramadanit, unë kam zgjedhur eksperiencën. Kaçe nuk ka luajtur shumë.

A janë Izraeli dhe Skocia ndeshjet që vendosin të ardhmen tuaj?

Kjo nuk është një pyetje për mua, unë jam këtu për të përgatitur skuadrën. Është pyetje për presidentin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com