Loading...

Investimi në nënstacionin e Orikumit përmirëson furnizimin me energji në bregdet

Investimet në nënstacionin elektrik të Orikumit mbyllin ciklin në gjithë vijën bregdetare, ku i jepet zgjidhje furnizimit me energji elektrike.

Në takimin e sotëm të organizuar në Radhimë, Vlorë, për sezonin turistik, Kryeministri Edi Rama u ndal te situata e furnizimit me energji elektrike.

“Askush nuk flet më për problemin e energjisë elektrike. Vitin e parë dhe të dytë, energjia ishte problemi kryesor dhe kjo dukej edhe nga mesazhet që më vinin nga qytetarët”, tha Rama, duke thekuar se nuk ka pasur më probleme serioze me furnizimin me energji elektrike./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com