Nga Agim Xhafka :
Ikën dritat në Orikum. E mora me sportivitet. Qesh e fishkëlle. Qesh e këndo. Një çast kapa celularin.
-Mos!-bërtiti gruaja.
-Ç’pate?-e pyeta.
-Se mos shkruan ndonjë gjë në fb!-më kërcënoi.
-Pse jo?-iu kundërpërgjigja.
-Po akoma s’janë bërë katër orë që na ikën. Duro dhe dy të tjera. Që të të peshojë fjala..
Iu binda. Se pa energji kemi kaluar ditë e ditë të tëra. Jo më…