Tre të rinj shqiptarë u shpallën fajtorë për sulmin ndaj dy të miturve italianë. Ngjarja ndodhi më 4 mars në Piazza Nettuno të Bolonjës dhe protagonist janë tre shqiptarë, një 19-vjeçar dhe dy nga 18 vjeç.
Mësohet se 19-vjeçari u dënua me 8 vite burg, ndërsa dy të tjerët iu caktuan nga 5 vite, shkruan ‘Ansa’. Ndërkohë, për ta ishte kërkuar dënimi me 12, 11 dhe 10 vjet burg.
Avokatët mbrojtës, Lucio Strazziari, Roberto D’Errico dhe Fabio Pancaldi do të apelojnë vendimin në fjalë.