Një adoleshente që humbi të dashurin e saj organizoi dasmën dhe funeralin në të njëjtën ditë.Vajza vendosi që të martohej me dashurinë e humbur dhe njëkohësisht ti thoshte lamtumirë.19-vjeçarja nga Filipine, e identifikuar vetëm si Zyrine mbante veshur një fustan të bardhë ndërsa dhëndri Jake Anthony Macadangdang erdhi në ceremoni me arkivol të bardhë.
Gjatë ceremonisë, Zyrine tha premtimet e saj dhe pastaj vuri një unazë martese.22-vjeçari u përplas nga një makinë më 24 gusht.Ai po udhëtonte me motoçikletë kur një biznesmen e përplasi.
Aaron Christian Reyes përplasi me makinë tre motoçikleta që mbanin 9 persona.Nga aksidenti humbi jetën vetëm Jake dhe mbetën të plagosur 8 personat e tjerë.Familjet e çiftit ranë dakord për martesën dhe megjithëse nuk ishte e ligjshme, u sanksionua nga kisha.Çifti kishte qenë së bashku që nga shkolla e mesme. Ndërsa tani ishin në vitin e fundit në universitet.