Tmerr dhe frikë në Amfissa, Greqi. Një 16- vjeçare u transferua në një spital ku u konstatua se ishte shtatzënë. Ndonëse ajo e mohoi fakti se ishte lënë shtatzënë nga i ati, ka qenë testi i ADN-së, që zbuloi se babai i saj ishte njeriu që e kishte lënë shtatzënë, transmetojnë mediat vendase.
Incidenti i neveritshëm u zbulua dje kur vajza, person me aftësi të kufizuara, kishte dhimbje të tmerrshme dhe u dërgua për kontroll në spitalin e Amfisas. Atje mjekët zbuluan se ishte shtatzënë.Vajza shkonte në një shkollë speciale nuk ishte në gjendje të tregonte apo të kundërshtonte këtë fakt, kështu ajo jetoi në heshtje në makth.
Kanë qenë mjekët ata që kanë alarmuar Policinë dhe ADN-ja është marrë në mënyrë që autoritetet të kenë një pamje të saktë të asaj që ka ndodhur. Mostra e marrë nga Shërbimi Ligjor i Patras është dërguar në laboratorët e Athinës dhe sot, autori i veprës penale me origjinë shqiptare është identifikuar nga policët e ITT dhe është arrestuar.