Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë për vjedhje të disa bizneseve dhe banesave. Siç raporton policia në pranga kanë rënë dy të miturit, A.Z 17 vjeç dhe F.B 16 vjeç të dy banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera, njofton policia.
Njoftimi i policisë
Kapen në flagrancë autorët e vjedhjes së një dyqani. Dy te arrestuarit të dyshuar edhe për vjedhje të tjera. Seksioni për Krimet pranë Komisaritatit të Policisë Vlorë, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:
A.Z., 17 vjeç, banues në Vlorë.
F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera regjistruar si më poshtë:
– Më datë 08.05.2018 – vjedhje banese,
– Më datë 27.06.2018 – vjedhje banese,
– Më datë 06.08.2018 – vjedhje dyqani,
– Më datë 09.08.2018 – vjedhje në rrugë.
Vjedhje për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.