Loading...

Godet dukatasja Edlira Gjoni: E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur

Nga Edlira Gjoni/

E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur po. Por tani duket drama e madhe e përjashtimit të një vajze nga historia që e ka vuajtur vetëm ajo.

Ka diskriminim masiv nga të gjithë kahët: ca e mohojnë, ca abuzojnë me dramën e saj, ca fshehin kokën në rërë teksa presin të kalojë edhe kjo ngjarje, se iu prishet pozita e qetësia e tyre.

Gratë në këtë histori janë katandisur në një emër të vetëm që edhe kur del në pah, ia zvogëlojnë aq shumë dinjitetin, (secila palë), saqë i vjen turp të mjerës që është vajzë.

Ngjarja me qendër dhunën ndaj një gruaje u kanalizua shpejt në një duel dështakësh politikë, që rastësisht, janë të gjithë meshkuj.

Njëri-tjetrin e trajtojnë politikisht, kurse strumbullarin e gjithë kësaj çështje, të vetmen femër, e trajtojnë në të vetmen mënyrë që dinë: si objekt seksual!

“Në është keqtrajtuar, s’ka gjë, do e gjejë drejtësia” – tbotë gjithë namuze kryemashkulli. “Vetëm burrave të mi mos guxoni të m’u hungërini në surrat. Mos ma ngacmoni Taulantin, se iu piu e zeza”.

Ja kështu tha edhe për Tahirin.

Po kjo është tjetër lloj tragjedie. Përçudnimi i një femre është kthyer në luftë të shëmtuar meshkujsh. Balla, Rraja, Rexhepi, Nuhi, Bushi, Basha, janë hedhur të gjithë gjoja kundër njëri-tjetrit, e qyqja grua kush e si e përjeton dramën e saj të mjerë; dikur si viktimë e një mashkulli, sot viktimë e gjithë meshkujve me pakëz pushtet anadollak.

Viktimë edhe e disa grave të tjera që si shokët e tyre burra, pasi marrin megafonin në emër të asaj që as nuk e dinë ku ndodhet tani, menjëherë pas “protestave” e emisioneve ku do na japin mend për dhunën e mjerimin, do shkojnë në shtëpitë e tyre luksoze, do hanë haviar e salmon nordik, do veshin fustanet 3 minë eurosh e çantat 11 mijë, do marrin të nesërmen me vete makinat që s’kanë dallim nga ato tê Rexhep Rrajes, do lyejnë fort edhe silikonin në buzë e në sy, e do dalin të kërkojnë mbrojtje e protesta për viktimën.

Viktima e të gjithëve! Një vajzë në gojën e ujqve dhe të 4-5 hijenave!

Shqipëria jonë e barazisë gjinore!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com