Loading...

Gjykata kineze ka ekzekutuar një shtetas të Kinës (Detaje)

Gjykata kineze ka bërë me dije se ka ekzekutuar një shtetas të Kinës, pasi ai ka therur 9 nxënës me thikë dhe ka plagosur 11 të tjerë në një shkollë, gjatë muajit prill.

Zhao Zeuei u dënua me vdekje në korrik, pasi u akuzua për vrasje për sulm ndaj nxënësve pranë një shkolle të mesme në qarkun Mizhi, në provincën verilindore të Shaanxi të Kinës, saktësisht më 27 prill.Pas marrjes së miratimit nga gjykata supreme e Kinës, dënimi me vdekje u krye të enjten në qarkun Mizhi, sipas deklaratës së Gjykatës së Lartë të Qytetit Yulin.

Zhao ka thënë se në shkollë kishte marrë ngacmime, ishte qëlluar disa herë dhe ndaj ka kryer vrasjet. Mirëpo, gjykata ka deklaruar se motivi nuk mund të justifikojë dot ngjarjen e rëndë dhe ndaj u mor vendimi për ekzekutim. Krimi në Kinë në tërësi është më i kontrolluar, për shkak të sigurisë së madhe të mospasjes së armëve. Kina nuk jep të dhëna sesa njerëz ekzekutohen në një vit, por se nga shoqatat e të drejtave të njeriut është thënë se shteti kinez vret shumë shtetas të saj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com