Një gjimnazist ka goditur me grushta duke lënë të gjakosur mësuesin e tij, në një shkollë të mesme në Arabinë Saudite.
Ngjarja ka ndodhur gjatë apelit që po bënte mësuesi dhe nxënësi e ka sulmuar në momentin kur është thirrur emri i tij.
Mësuesi është dërguar me urgjencë në spital ndërkohë që adoleshenti ka arritur tja mbathë dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Mediat lokale të Al Taif shkruajnë se adoleshenti nuk e kishte për herë të parë dhunën ndaj mësuesve, pasi ishte transferuar nga një shkollë tjetër, në të cilën kishte shfaqur agresivitet.
Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Arabinë Saudite, në fillim të 2018 një mësues u plagos në kokë nga një nxënës.