Loading...

Gjendet një trup i pajetë në Tiranë, Policia: Ja kujt i përket

Një trup i pajetë është gjetur sot në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë. Sipas policisë trupi është i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç.

“Më datë 27.09.2018, rreth orës 13:10, në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç.

Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e trupit të pajetë”, thuhet në një njoftim të policisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com