Kryeministri Edi Rama po përgatit largimin e parë në kabinetin e tij qeveritar. Ndonëse në Asamblenë e Partisë Socialiste, të premten e 7 shtatorit, nuk pati asnjë surprizë në rang ministrash, kryeministri Rama në fakt po bëhet gati për një ndryshim në kabinet.
Emri i parë që pritet të bëhet ‘kurban’ këtë shtator është ai i Mirela Kumbaros, ministres së Kulturës. Burimet bëjnë me dije se Rama do të largojë nga detyra e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaron, për ta zëvendësuar atë me Artan Shkrelin, që është një nga njerzit më të besuar të tij dhe bashkëpuntor i hershëm.
Shkak për këtë ndryshim në qeveri është bërë gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet kultura dhe që vijon të degradojë çdo ditë e më shumë.
Gatishmëria e Kumbaros për të firmsour çdo aferë që i teket Ramës, si skandali me ndërtimin e lokalit brenda zonës arkeologjike të Butrintit apo ndërtimi i gjashtë kullave në vend të teatrit nuk mjaftojnë më dhe ministrja duket se do t’i karrigen Shkrelit, i cili aktualisht është zëvendësministër në Ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës.
Në fakt, Kumbaro i ka krijuar kryeministrit Rama edhe një problem tjetër shumë serioz, duke e futur në një konflikt të thellë me artistët.
Prej 5 vitesh, për shkak të paaftësisë dhe babëzisë së Kumbaros, komuniteti i artistëve është në luftë me qeverinë. Kjo nuk i intereson Ramës, teksa ndodhemi në prag të zgjedhjeve, por konflikti me artistët krijon dhe një imazh negativ në sytë e ndërkombëtarëve dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian./Pamfleti