Një operacion me forca të shumta policie po zhvillohet në Nikël të Krujës.
Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA, në kuadrin e një operacioni të gjërë që kanë nisur në Nikël të Krujës, kanë arrestuar Flamur Hakën, një person që njihej si i “i forti” i zonës.
Në operacion marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie dhe me mjete të blinduara dhe në krye është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Policia vijon kontrollet për kapjen e personave të dyshuar si dhe për armë e drogë.