Boeing ka filluar prodhimin serik të modelit 777X, në fabrikën Everet në Washington.
Fotografitë e 777X në hangarin e fabrikës janë publikuar në internet, ndërkaq menaxhmenti i Boeing pretendon se 777X do të jetë aeroplani më i madh në botë me dy motorë dhe efecient, që për 12 për qind më pak shpenzon derivate.
Ky aeroplan i ka krahët e gjatë hiq më pak se 72 metra që konsiderohen si krahët më të mëdhenj që Boeing ndonjëherë i ka prodhuar, që do të thotë se janë për 9 metra më të gjatë sesa modeli aktual.
Do të prodhohen dy versione të 777X – 777-8 dhe 777-9, që do të kushtojnë 360.5 milionë dollarë dhe 388.7. Versioni 777-8 do të ketë nga 350 deri 375 karrige, kurse 777-9 nga 400 deri në 425, varësisht nga kërkesat e klientëve.
Modeli aktual 777 i ka 300 deri në 370 karrige. Por, në modelin e ri është përmirësuar edhe rrezja e veprimit. 777X mund të fluturojë plotë 16,110 kilometra, kurse modeli aktual 777 fluturon deri në 15,800 kilometra.