Loading...

Fieraku po udhëtonte për qejf me makinë, i ndodh ajo që do e mbajë mend gjatë

Një 23-vjecar ka denoncuar në policinë e Fierit se kanë tentuar ta grabisin nën kërcënimin e armës. I riu me inicialet A.P, 23 vjeç, banues në Baltëz, thotë se po lëvizte me makinën e tij gjatë natës së kaluar, kur e kanë ndaluar disa persona dhe kanë tentuar ta vjedhin.

“Në datë 01.09.2018, shtetasi A.P, 23 vjeç, banues në Baltëz, kallëzon se rreth orës 04.00, në aksin rrugor Hamil-Sulaj, në afërsi të fshatit Sulaj, ka qënë duke lëvizur me një mjet tip “Opel” të marrë me qera ku persona të paidentifikuar kanë tentuar ta vjedhin nën kërcënimin e armës. Nga kqyrja e vendngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjes së ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com