Loading...

E tmerrshme/ Shkolla vendos të rrahë nxënësit me lopatë druri

Një Hephzibah, Xhorxhia, SHBA, një shkollë ka tërhequr vëmendjen e gjithë kombit pasi u ka dërguar prindërve një formular për t’u marrë pëlqimin mbi një politikë të re në shkollën e tyre: Rrahjen me lopatë druri si formë dënimi për nxënësit. Kështu njofton CBS duke iu referuar njoftimeve nga WRDW-TV.

Shkolla “The Georgia School of Innovation and the Classics”, GSIC, nga kopshti deri në klasën e nëntë, po rikthen rrahjen e fëmijëve me lopatë druri si një formë disipline.

Kryeinspektori Jody Boulineau tha për WRDW se se rreth 100 prindër i kthyen mbrapsht formularët dhe 1/3 e dha pëlqimin për t’i ndëshkuar fëmijët.

“Ne këtë shkollë ne e marrim disiplinën shumë seriozisht”, tha kryeinspektori. “ Ishte një kohë kur ndëshkimi trupot ishte normë në shkollë dhe nuk kishte nga këto probleme që kemi sot”.

Boulineau tha se prindërit mund të mos ia japin lejen shkollës. Formulari i dërguar në shtëpi shpjegon hapat që shkolla do të merrte për fëmijët.

“Një nxënës do të dërgohet në një zyrë prapa me dyer të mbyllura. Studenti do të vendosë duart mbi gjunjë ose mbi mobilje dhe do të goditet në prapanicë me një lopatë druri.” Por, saktësohet në formular, nuk do t’i jepen më shumë se tre goditje.

Lopata e drurit do të jetë 24 inç i gjatë, 6 inç i gjërë dhe ¾ e inçit i gjërë, kështu specifikohet. Prindërit do të njoftohen kur fëmija i tyre do të ndëshkohet nga një administrator.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com