Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 4-vjeçar shqiptar është rrëzuar nga kati i dytë i shtëpisë që jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në Iraklio dhe mediat vendase raportojnë se pas aksidentit është prangosur dhe nëna e vogëlushit.Sipas tyre arrestimi i të resë është bërë për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të për neglizhencë ndaj fëmijës së saj, ata tregojnë gjithashtu se 4-vjeçari ka qenë vetëm në momentin e aksidentit.Deri më tani bëhet e ditur se fëmija është dërguar menjëherë në spital dhe se nga aksidenti ka marrë dëmtime të mëdha në fytyrë dhe në trup.4-vjeçari ka qenë duke luajtur në ballkon kur u rrëzua, ndërsa prindërit e tij nuk kanë qenë në banesë në momentin që ndodhi ngjarja. Prindërit u njoftuan përmes një telefonate për atë që kishte ndodhur, ndërsa e ëma u arrestua.