Një 21 vjeçar në Durrës është vetëhedhur nga kati i 15. Incidenti është regjistruar në ambjentet e “Fly Bar” në Durrës. Mësohet se në momentin e ngajrjes i riu ka qenë në shoqërinë e motrës.
Ndërkaq policia ndodhetb në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen. Burime nga policia zbulojnë se 21 vjeçari me iniciale A.K, është banues në Manëz.
“Më datë 16.09.2018, në lagjen Nr.1, është hedhur nga lartësia nga një pallat 12 katësh shtetasi A.K. 21 vjeç, banues ne Manëz, Durrës, i cili ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun”, thuhet në njoftimin e Policisë.