Loading...

E rëndë në Bulqizë, në mes të natës burrit e gruas i ndodh gjëma

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qytetin e Ri në Bulqizë. Sipas të dhënave pre e grabitësve ka rënë banesa e familjes Mira.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Bulqizës kanë shoqëruar 9 persona dhe kanë shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër me në krye drejtorin e policisë Etmond Tarkaj po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Kryefamiljari Ahmet Mira, 50 vjeç ka rrëfyer ngjarjen për policinë.

Ai ka thënë se tre persona të maskuar kanë grabitur dhe i kanë dhunuar bashkë me gruan 37 vjeçe.
Policia ka konstatuar nga veprimet e para hetimore se tre persona të maskuar që dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, i kanë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.M.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë kanë shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen 8 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, si një ndër autorët e dyshuar të kësaj ngjarje ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Po në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com