Loading...

E rëndë, i vendoset bombë në makinë pronares së televizionit

Rreth orës 8 e 30 në mëngjes, është dëgjuar një shpërthim i fortë, që sipas burimeve të agjencisë së lajmeve ‘tanjug’, ishte një shpërthim i një makine në rrugë “Ljutice Bogdan”, transmeton Gazeta Express.

Sipas ‘tanjug’, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa makina është shkatërruar plotësisht.

Siç bëhet e ditur makina të cilës i është vendosur bomba, është në pronësi të drejtueses së televizionit serb ‘Tv Pink’, Dushica Jakovljeviç.

Shpërthimi ka ndodhur në një parking, në afërsi të stadiumit të ekipit të klubit Cervena Zvezda.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe disa makina në afërsi dhe dritaret e disa ndërtesave në afërsi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com