Kreu i qeverisë, Edi Rama për promovimin e librave falas ka vizituar një familje në Tiranë. Gjatë bisedimet me familjen Karaj, që ka dy fëmijë në shkollën fillore, Rama refuzoi qerasjen. Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisë është ndalur tek disa nga momentet më kyçe të reformimit të sistemi arsimor, siç i quajti ai, duke përmendur edhe risitë e këtij viti, siç është një prej tyre ndalimi i celularit në shkolla.
Në fund të këtij takimi, ku ndodhej i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtoresha e shkollës “Ali Demi”, Dorina Kuka, zonja e shtëpisë ka shpejtuar t’i qirasë me gliko mysafirët e saj. Por pavarësisht insistimit të zonjës Karaj, kryeministri Rama nuk ka pranuar.
“Insistojmë që ta provoni glikonë tonë, se jemi me origjinë nga Përmeti”, u shpreh zonja Karaj. “Epo unë nuk jam nga Përmeti, dhe e kam kokën shumë të fortë”, tha kryeministri Rama, duke u çuar në këmbë, e për t’u larguar. E teksa po i përcillnin mysafirët, zonja e shtëpisë nuk ngurroi t’ia përmendte edhe njëherë kryeministrit Rama “refuzimin” e glikosë, “Shumë të fortë e kishit kokën me gjithë mend”. “Po shumë të fortë e kam kokën”, ia pret kryeministri Rama.
Klikoni KETU per te pare videon