Loading...

Drama e familjes shqiptare të dëbuar nga Franca, kryefamiljarit i plas stomaku…

Me mijëra shqiptarë kanë tentuar që të përfitojnë azil në vendet e BE-së gjatë viteve të fundit, duke jetuar dhe pranuar kushte të tmerrshme jetese. Kjo ka bërë që shumë familje të përjetojnë dramë.

Azilkërkuesit që kthehen me forcë në Shqipëri pas një kohe të gjatë qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian, e përjetojnë si një dramë rikthimin. Familja Tocilla nga Kukësi, nga Franca përfundoi në një spital në Tiranë. Dy fëmijët e mitur mezi flasin shqip ndërsa babai i tyre u sëmur rëndë.

24 gushti është një datë që nuk do të harrohet lehtë nga familja Tocilla që shpresonte të fitonte azilin në Francë. Mëngjesin e asaj dite rreth orës 5 e gjysme, 7 persona, policë e civilë i morën 4 pjesëtarët e familjes nga qyteti Bordo dhe i çuan në aeroport e më pas i nisën për në Shqipëri. Sot ata jetojnë tek të afërm në Tiranë dhe në një dhomë e pa asnjë të ardhur.

Një shoqatë franceze që e kishte ndihmuar familjen kuksiane zhvilloi një protestë kundër dëbimit të familjes Tocilla. Pjesëmarrësit mbanin mbi kokë karrige të vogla, si për të thënë që arsimimi dhe e ardhmja e dy fëmijëve të mrekullueshëm, të mbizotërojë ndaj kokave qe marrin vendime dëbimi.

Silvina është 9 vjeç dhe këtë vit ajo do të shkojë në klasën e tretë megjithëse e ka bërë në Francë. Vëllai Besardi do të fillojë klasën e parë, por 5-vjeçari flet frengjisht, shumë pak shqip.

Fatosi është 48 vjeç. Ne 2014-ën ai u nis me familjen nga Tirana drejt Francës, me traget deri në Itali dhe me tren deri në Bordo, me para të marra borxh. Jetoi një vit e gjysmë atje deri në datën 24 gusht. Fëmijët shkonin në shkolle e kopësht dhe një shoqatë i ndihmonte me procedurat e azilit.

Fatosi dikur punonte në ndërtim, por në 2006-ën pësoi aksident me makinë dhe që nga ajo kohë vuan nga epilepsia. Para se të nisej për azil familja jetonte vetëm me 90 mijë lekët e invaliditetit që iu ndërpre kur shkoi ne Francë.

Sapo erdhi në Shqipëri Fatosi iu nënshtrua një operacioni urgjent, pasi i plasi stomaku. Ne 24 shtator familja Tocilla pret zhvillimin e një seance gjyqësore, që shpreson t’u jape të drejtën të rikthehen në vendin që u mungon të katërtëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com