Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, që janë në kërkim të një punë. Përmes një njoftimi në faqen e saj të ‘Facebook’, ambasada e SHBA bën em dije se po kërkon aplikantë të kualifikuar për punë.
Ambasada shkruan se kërkon punonjës që përmbushin kriteret për pozicionet e Nënpunësit për Hetimet mbi Mashtrimet në Zyrën Konsullore dhe të Mbikëqyrësit për Transportin në Zyrën e Shërbimeve të Përgjithshme.
Doni të punoni me ne? Mundësi punësimi! Ambasada Amerikane në Tiranë po kërkon aplikantë të kualifikuar dhe që përmbushin kriteret për pozicionet e Nënpunësit për Hetimet mbi Mashtrimet në Zyrën Konsullore dhe të Mbikëqyrësit për Transportin në Zyrën e Shërbimeve të Përgjithshme”,thuhet në njoftimin e ambasadës.