Të gjithë ata që kishin planifikuar të niseshin me traget nga Vlorë do të duhet të anulojnë lundrimet e tyre, për shkak të erës së fortë.
Lundrimi detar në Vlorë është pezulluar, ndërsa trageti i parashikuar për tu nisur sot nuk ka lëvizur nga porti, për shkak të dallgëve të forta, ndërsa moti parashikohet të jetë i tillë edhe gjatë ditës së nesërme. Dallgët kanë një forcë prej 7 ballësh në det të hapur dhe 5 ballë në gji. Anijet e peshkimit janë rikthyer në breg, ndërsa janë pezulluar të gjitha lundrimet.