Sot është dita ndërkombëtare e bananes, frutit tropikal që kërkon klimë specifike për t’u kultivuar, prandaj kryesisht eksportohet nga vendet prodhuese të tij.
Instituti i Statistikave bën të ditur se “importi i bananeve në Shqipëri në periudhën janar-gusht 2018 është rritur me 16,8% krahasuar me vitin 2017”.
“Sot është dita ndërkombëtare e bananes. Në 8 mujorin e 2018 janë importuar rreth 20 mijë ton banane duke u rritur me 16,8% krahasuar me një vit më parë”, thekson Instituti i Statistikave.
Sipas INSTAT, Shqipëria importon banane kryesisht nga tre shtete, Kolumbi, Ekuador dhe Kosta Rika.
Nga të dhënat e Organizatës Botërore të Ushqimit rezulton se tregu i bananeve është dominuar nga prodhimet e vendeve të Amerikës Qendrore, ndërsa eksportuesi kryesor është Ekuadori. Në total të gjithë vendet e Amerikës Qendrore përgjigjen për 60% të tregut të bananeve në botë. /atsh