Loading...

Digjen dhjetra shtëpi dhe automjete në Provincën Italiane të Pizës,700 banorë evakuohen

ITALI- Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në pyllin e Monte Serra në provincën e Pizës.

Zjarri s’ka mundur me ndal për shkak të erërave të forta dhe shumë shpejt ka përparuar drejt shtëpive.

Mbrojtja Civile ka vendosur në dispozicion mbi 500 persona, si zjarrfikës dhe vullnetarë.

Nga zjarri për momentin bëhet e ditur se ka rreth 700 persona të zhvendosur nga banesat e tyre.

Shumë shtëpi përfshihen nga flakët, dhjetëra makina të djegura, raportohet se ka dëme të shumta materiale.

Bëhet e ditur se për momentin askush nuk është në gjendje serioze për jetën.

Kryetari i bashkisë, Massimo Ghimi, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave, si edhe të aeroportit të Pizës “Galileo Galilei”.

Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet për një zjarrvënie të qëllimshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com