Loading...

Dhëndrit i ikën truri, bën vjehrrin për spital

Një 26-vjecar ka përfunduar në pranga në Pogradec, pasi ka dhunuar vjehrrin e tij me mjete të forta, I. M., 53 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Homçan për motive të dobëta, ndërsa i arrestuari është dhëndri A.T.

Komisariati i Policisë Pogradec

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. T., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë të Sipërme, Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në fshatin Homçan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjete të forta në trup, vjehrrin e tij, shtetasin I. M., 53 vjeç, banues në këtë fshat, i cili ka marrë mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com