Edhe Deputetja e Vlorës Vilma Bello ka uruar nxënësit për një vit të mbarë dhe suksese në rrugën e dashurisë për dijen në vitin shkollor që sapo nisi.
Ja si i uron Vilma…
Në ditën e parë të shkollës, me fëmijë e nxënës, mësues e edukatore të shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Kushta” dhe kopshtit të lagjes “Bashkimi” për të uruar suksese në rrugën e dashurisë për dijen në vitin shkollor që sapo nisi, vit që shënoi kthesë në arsimin shqiptar, tekstet falas për 190 mijë fëmijë nga klasa e parë në të katërtën, nga shtëpitë botuese më prestigjoze. Kjo kthesë historike që ndodhi këtë vit, do të pasohet nga ndryshime po kaq pozitive në vitin pasardhës, librat e klasës së pestë falas dhe deri në përfundim të mandatit, të gjithë librat e ciklit 9-vjeçar.
Suksese e përkushtim ju mësues të nderuar, suksese ju nxënës e të rinj, e ardhmja jonë, urime e suksese ju prindër në dashurinë dhe përkujdesjen për fëmijët tuaj! E gjithë vëmendja për ju, e gjithë vëmendja për femijët!