Qeveria shqiptare ka propaganduar me të madhe nisjen e fluturimeve të “Air Ailbania”, por nuk kanë munguar akuzat se gjithçka është një mashtrim i madh. Deputeti i PD-së për Qarkun e Vlorës, Agron Shehaj thotë se pas qëndron Turkish Airlines (kompani shteterore turke) dhe flet për marrëveshje të fshehtë të Ramës.
Postimi i plotë:
Air Albania me një kapital themeltar prej 800 euro, pa të punësuar, pa asete, pa sistem shitje biletash, është një mjet propagandistike për Ramën.
Në të vërtetë Air Albania është një “branch” i Turkish Airlines dhe pyetja që lind është: Pse Turkish Airlines i fal Ramës një kompani ajrore dhe çfarë ka premtuar Rama në këmbim? Aeroportin e Vlores? Kush fshihet pas Sinan Idrizit dhe cili është roli i tij? Në raport me të drejtat e fluturimit nga Shqipëria, do e bllokojnë autoritetet europiane këtë kompani të kamufluar si shqiptare por që në të vërtetë nuk është e qarte se e kujt është?