Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së PD në lidhje me arrestimin e djalit të deputetit Rrahamn Rrahja, i cili akuzohet për dhunimin dhe përndjekjen e Xhisiela Malokut.
PD e konsideroi si truk arrestimin e djalit të deputetit për të mbyllur sipas saj skandalin, por permes një postimi në Twitter, Rama thotë se opozita hedh baltë dhe nuk thotë asnjë fjalë mbështetje për Prokurorinë.
Statusi i Ramës:
E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë. Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin