Loading...

Deklarata e fortë e PD: Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna

Përmes një dekalrate për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se  heshtja e Edi Ramës për skandalin e denoncuar nga nënkomisar Emiljano Nuhu është pjesë e skenarit mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin. Paloka tha se kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna.

EDI PALOKA, NËNKRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Dëshmia tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu është pasqyra më e vërtetë e kriminalizimit të thellë të qeverisjes nën drejtimin e Edi Ramës.

·      Heshtja e kryeministrit të vendit pasi një vajzë është torturuar nga djali i deputetit të vet;

·      Heshtja e kryeministrit për aktet kriminale të deputetit Rrahman Rraja;

·      Heshtja e kryeministrit për sjelljen prej banditi të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,

i përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të oficerit të policisë;

·      Heshtja e Edi Ramës, që ka shndërruar Policinë e Shtetit në organizatë kriminale,

flet më mirë se asgjë tjetër se ai dhe qeveria e tij është gjysma e bandës në pushtet që mbron bandat dhe banditët që kontrollojnë sot territorin, shtetin dhe policinë.

Është kriminale sesi drejtuesit  e Policisë së Shtetit, nën urdhrat politikë të Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës, nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën nën kërcënimin e banditëve me pushtet, as për të mbrojtur nënkomisar Emiljano Nuhu.

Edi Rama nga dje, po zbaton të njëjtin skenar mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.

Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, Edi Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar :

· për të sulmuar denoncuesin e krimit

· për të prishur provat

· për të intimiduar dëshmitarët

· për të kërcënuar gazetarët,

siç ka ndodhur me kërcënimin mafioz të gazetarëve të televizionit Shijak TV. “Do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë”- është mesazhi i banditëve të pushtetit për gazetarët e pablerë nga qeveria e Edi Ramës.

Sot shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëvë të lidhur me Edi Ramën. Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre. Largimi i kësaj qeverie është rruga e vetme për Çdo shqiptar që do siguri për vete dhe familjen e vet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com