Loading...

Dataje nga vrasja në Memaliaj, 42-vjeçari sinjalizoi policinë për disa parcela me drogë

Edhe pse policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me motivin e ekzekutimit me plumba të 42-vjeçarit në Memaliaj, detaje dalin në dritë. Burime pranë gupit hetimor bëjnë me dije se viktima Alket Muho, 42 vjeç. Rreth 10 ditë më parë, ai ka informuar SHÇKB lidhur me disa parcela me hashash. Pas kësaj, policia ka ndërhyrë dhe janë gjetur e asgjësuar parcelat me lëndë narkotike.

Trupi i pajetë i Alket Muhaj është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Rabije në Memaliaj , nga familjarët.

Mësohet se 42 vjeçari është gjetur i vrarë në tokën e tij, ndërsa ka pasur plagë në gjoks dhe në kokë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com