Policia e Shkodrës ka gjetur motorin e njërit prej dy shtetasve të zhdukur në Shkodër. Një telefonatë ka njoftuar për një motor që ndodhej në afërsi të fshatit Ashtë. Me dhjetra forca policie shkuan atje dhe nuk u desh shumë kohë që të vërtetohej se motori i përket shtetasit Gëzim Hysaj i zhdukur që nga mbrëmja e 23 gushtit bashkë me nipin e tij Agron Mollaj.
Menjëherë sapo kanë shkuar në vendin ku është gjetur motori policia ka nisur kërkime në atë zonë. Përveç rrugëve të afërsi kanë mbërritur edhe polumbarët e FNSH Shkodër të cilët janë zhytur nën ujë poshtë urës së Spatharit por nuk kanë arritur që të zbulojnë asgjë. Në këtë mënyrë e vetmja gjurmë për policinë deri në këto momente është motori i gjetue në Ashtë i shtetasit Gëzim Hysaj.
Ka një dyshim nga policia se motori është lënë aty pikërisht për të tretur gjurmët për policinë. Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj vijojnë që të jenë të zhdukur dhe policia pavarësisht punës kërkimore ende nuk ka asnjë ide se çfarë ka ndodhur me këta dy shtetas si dhe asnjë pistë hetimi. Familjarët dyshoinë se tashmë ngjarja është kriminale por deri më tani askush nuk asnjë ide për këtë ngjarje të ndodhur./ShkodraNews