Loading...

Çudia/”Gruaja gjen një breshkë të ngordhur në vaginë”

Në Spanjë, një grua gjeti një breshkë… të ngordhur… në vaginë. Dhe më e bukura, s’ia ka idenë si përfundoi aty.
Britanikja, që me të drejtë kërkoi të mbetej anonime, jeton në ishullin e Terenifes, në Spanjë. Kur filloi të ndjente dhimbje në gjenitale, iu drejtua menjëherë spitalit El Mojon.

Sipas gazetës vendase El Día, pasi e ekzaminuan, doktorët zbuluan një breshkë të ngordhur në vaginën e saj, që rezultoi në një infeksion serioz.Mjekët njoftuan policinë, të shqetësuar për mënyrën si kafsha përfundoi në vaginën e gruas dhe për të qartësuar në kishte qenë viktimë e një sulmi seksual. Gruaja vendosi të mos e hetojë incidentin. Ajo u tha mjekëve se filloi të ndihej çuditshëm pas një feste me disa miq, dy ditë më herët.
Është ende e paqartë sa e madhe ishte breshka, apo ç’lloj specieje.
Një oficer i policisë lokale e konfirmoi incidentin për TheLocal: “Incidenti ndodhi dhe raportimet janë të vërteta. Gruaja nuk e di se si reptili përfundoi aty ku përfundoi dhe as ne po ashtu.”

Burimi: The Cut”/Anabel

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com