Loading...

‘Çmendet’ moti, sinoptikanët: Ja çfarë na pret 10-ditëshin e dytë të shtatorit

Nëse mendoni se vapa iku me gushtin e keni gabim. Sinoptikanët parashikojnë se 10 fitëshi i dytë i shtatorit të jetë i ngrohtë dhe me diell. Sipas Meteoalb shirat priten gjatë periudhës 15 – 20 shtator, kryesisht në ekstremet Veri – Juglindje dhe më pak të rrezikuara paraqiten zonat Lindore dhe Qendrore.

MOTI NE VIJIM: mbetet 10-ditëshi i dytë i shtatorit kryesisht i kthjellët me kohë të përkohshme gjatë pasditëve ndërsa shirat priten gjatë periudhës 15-20 shtator, kryesisht në veri-Juglindje ekstremet dhe më pak të rrezikuara paraqiten zonat Lindore dhe Qendrore.

Temperaturat mbeten të larta, mesatarisht 4 ° C mbi vlerat tipike të fillimit të vjeshtës, më e ndjeshme kjo anomali gjatë orëve të mesditës duke bërë që periudha 10 – 15 shtator të mbetet e favorshme për pushuesit (përjashtuar erën e cila shpeshherë bëhet problematike në bregdet ). Sipas zonave, temperaturat ekstremale gjatë këtij 10 ditësh presin të variojnë nga 10-11 ° C minimalet në zonën malore deri 26 – 29 ° C maksimumi gjatë mesditës; nga 18 – 21 ° C vlerat e mëngjeseve deri ne 29 – 33 ° C maksimumi ne Ultësirën Perëndimore

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com