Loading...

Çmendet matjani, merr bidonin me benzinë dhe shkon tek fqinji

Një konflikt që gati ka përfunduar në një ngjarje të rëndë. Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar t’i djegë shtëpinë një shtetasi me lëndë djegëse dhe më pas ka tentuar të largohet.

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve hetimore të kryera nga ana e policisë u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

U arrestua në flagrancë shtetasi:
Xhevahir Bala, 27 vjeç, banues në Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas gjatë orëve të natës të datës 24.09.2018, ka shkuar tek banesa e shtetasit F.S., 30 vjeç, banues në Klos, dhe me benzinë, ka spërkatur dhe i ka vënë zjarrin derës hyrëse të banesës së tij.

Nga veprimet e kryera ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave për motive të dobëta. Nga rënia e zjarrit nuk ka patur dëme as në njerëz dhe as në sende materiale.

Materialet proceduariale do të referohen në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151/3 e 22 i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com