Loading...

‘Çmendet’ i riu pas sherrit për pronën, merr automatikun dhe…

Një i ri në Lushnjë është shpallur në kërkim, pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave pas sherrit për motive pronësie.

“S.D. 25 vjeç, banues në Lushnje, pasi pas një konflikti pronësie ka kanosur me armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve D.M. 60 vjeç dhe H.M. 48 vjeç por pa shkaktuar të lënduar”,njoftoi policia.

Materialet lidhur me rastin u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.D., shtuan të njëjtat burime.

Policia ka nisur një procedim penal për veprat vrasje me dashje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe ndërtim i paligjshëm.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com